Oliveira: E dimë se çfarë duhet të bëjmë për të mundur Interin

by admin
Spread the love

Ka vetëm pak muaj në Romë, por është kthyer në një nga lojtarët kyç për formacionin e Mourinhos. Sergio Oliveira është ndaluar përpara mediave për të komentuar sfidën që do të ketë përballë Interit.

Ju keni ardhur te Roma vetëm në janar, por keni luajtur praktikisht të gjitha ndeshjet. Çfarë ideje ke krijuar për Serinë A?

Serie A është një kampionat shumë kompetitiv. Këtu ka shumë skuadra që luftojnë për kampionatin italian. Është një ligë shumë intensive. Taktikisht është shumë i fortë, por edhe teknikisht. Të gjitha skuadrat kanë kualitet dhe kjo më pëlqen.

Kur kanë mbetur vetëm 8 javë Roma është në vendin e pestë dhe ka vetëm 5 pikë diferencë për vendin e katërt. A do të jetë ky objektivi final për kampionatin?

Ne duhet ta kemi në mendje diçka të tillë. Duhet të jemi pragmatistë dhe të bëjmë më të mirën tonë çdo ditë dhe çdo ndeshje deri në fundin e sezonit.

Tani keni ndeshjen me Interin, çfarë ju ka kërkuar trajneri për ta përgatitur këtë ndeshje?

Mendoj se nuk duhet ta tregojmë atë që na ka thënë trajneri. Për ne është ndeshje e rëndësishme dhe e dimë shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë për të marrë fitoren. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like