OKB rezolutë kundër Rusisë, Zelensky: Koalicioni global anti-Putin, fitorja e jona

by admin
Spread the love

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përshëndetur miratimin e rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ku i kërkohet Rusisë të ndalë sulmin ndaj Ukrainës.

Zelensky me anë të një postimi në Twitter shprehet se një koalicion global anti-Putin është krijuar dhe shtetet që votuan pro kanë zgjedhur anën e duhur të historisë.

Zelensky: E lavdëroj miratimin nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me një shumicë të paprecedentë votash të rezolutës me një kërkesë të fortë ndaj Rusisë që të ndalojë menjëherë sulmin tradhtar ndaj Ukrainës. I jam mirënjohës të gjithëve dhe çdo shteti që votoi pro. Ju keni zgjedhur anën e duhur të historisë. Rezultatet shkatërruese të votimit në Asamble për agresorin tregojnë bindshëm se një koalicion global anti-Putin është krijuar dhe po funksionon. Bota është me ne. E vërteta është në anën tonë. Fitorja do të jetë e jona!

Rezoluta u miratua me 141 vota pro, 5 kundër dhe 35 abstenim.

Rruga Press

You may also like