OKB miraton rezolutë: Rusia të tërheqë të gjitha trupat nga Ukraina

by admin
Spread the love

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës me “termat më të forta të mundshme”.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon që Rusia të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.

Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya e ka krahasuar liderin e Rusisë, Vladimir Putin me Hitlerin.

Gjatë fjalës së tij në OKB, ai tha se pushtimi rus ka si qëllim që ta  privojë Ukrainën nga drejta për të ekzistuar.

Këtë gjë tha ambasadori tentoi të bënte dhe Hitleri më shumë se 80 vjet më parë.

Kyslytsya i kërkoi OKB që ta ndalojë Rusinë pasi ky është dhe qëllimi pse është krijuar ky organizëm ndërkombëtar.

Rezultati i votimit ishte 141 për Ukrainë, 35 vota abstenim, ndërsa vetëm 5 vota ishin kundër: Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia.

Pjesë e votimit ishte dhe Shqipëria, e cila aktualisht është anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB.

“Bota ka folur kundër agresionit rus! Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin”, u shpreh ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka pak pas votimit.

You may also like