OKB: Mbi 1,5 milion refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në vendet fqinje

by admin
Spread the love

TIRANË, 7 mars/ATSH-AA/- Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi, njoftoi se më shumë se 1,5 milion refugjatë në Ukrainë kanë kaluar në vendet fqinje që nga fillimi i ofensivës ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në Twitter, Grandi dha informacione për civilët e zhvendosur që nga 24 shkurti për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Duke theksuar se më shumë se 1,5 milion refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në vendet fqinje brenda dhjetë ditëve, Grandi tha: “Kjo është kriza e refugjatëve në rritje më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Sipas të dhënave të OKB-së, më shumë se gjysma e refugjatëve ukrainas kanë kaluar në Poloni. Hungaria, Moldavia, Sllovakia, Rumania dhe vende të tjera evropiane radhiten përkatësisht pas Polonisë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like