OKB mban event përkujtimor për 75-vjetorin e dëbimit masiv të palestinezëve (fotot)

by admin
Spread the love

Një komision i veçantë i Kombeve të Bashkuara mban sot për herë të parë një event përkujtimor për 75 vjetorin e dëbimit masiv të palestinezëve nga tokat e Izraelit të sotëm.

Eventi përkujtimor i ngjarjes tragjike vjen pas dhënies së mandatit nga Asembleja e Përgjithshme e OKB në nëntor.

Ngjarja  që njihet nga OKB , si “Nakba” ose “Katastrofa” – ishte dëbimi masiv i palestinezëve në kohën kur vendi ishte protektorat britanik në vitet 1940-të, kur nisi zbrazja e territorit për krijimin e shtetit të Izraelit.

Në event do të flasë presidenti palestinez Mahmoud Abbas, sekretarja e OKB për politikën e diplomacinë Affairs Rosemary A. DiCarlo, dhe gjithashtu do të mbahen prezantime e lidhje direkte në sallën kryesore të asemblesë.

“Eventi do të hedhë dritë mbi rrugëtimin e Palestinës me qëllim risjelljen e eksperiencës së Nakba me anë të muzikës, videove, fotove dhe dëshmive personale. Ky është një rast për evidentimin e drejtësisë e paqes, për të njohur realitetin dhe historinë e vuajtjeve të popullit palestinez dhe për të siguruar të drejtat e tyre të patjetërsueshme”, thuhet në deklaratën e OKB.

Por ngjarja ka shkaktuar reagime të emëruara nga Izraeli, ambasadori i të cilit e quante në media “të njëanshëm” duke thënë se do të shtonte tensionet mes dy palëve, prandaj nxiste të dërguarit e OKB të mos marrin pjesë.

“Një organizatë ndërkombëtare shënon krijimin e një shteti anëtar si ‘një katastrofë’ dhe kjo është e neveritshme”, shkruante përfaqësuesi izraelit Gilad Erdan.

“Kjo sjell urrejtje për hebrejtë por dhe nxit palestinezët të shfrytëzojnë organizmat ndërkombëtare për të promovuar narrativën e tyre njollosëse ndaj Izraelit”, shtoi ai, duke thënë më tej se ka arritur të bindë një numër përfaqësuesish të bojkotojnë eventin.

Në nëntor 1947, OKB e sapokrijuar aprovoi planin e ndarjes së Palestinës në një shtet arab dhe një hebre, duke dëbuar vendasit palestinezë nga tokat e të parëve të tyre, në konfliktin më të rëndë të Lindjes së Mesme që vijon edhe sot.

750,000 deri në 1 milionë palestinezë u dëbuan prej grupeve paramilitare pro-izraelite në vitet 1947 deri në 1949, nga tokat ku është ndërtuar Izraeli i sotëm.

Dëbimet e dhunshëm u shoqëruan me masakra si ajo e qytezës palestineze Deir Yassin pranë Jeruzalem më 9 prill 1948, ku u vranë të paktën 100 palestinezë dhe shumë të tjerë u dëbuan, shkruan rrjeti amerikan United Press International.

Shteti i Izraelit qëndron në 78% të territorit të Palestinës, teksa në luftën e vitit 1967, ushtria izraelite pushtoi dhe Bregun perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Gazan, ku prej atëherë nisën krijimi i kolonive të reja me banorë izraelitë.

OKB miratoi rezolutën me 90 vota pro e 30 kundër për caktimin e ditës përkujtimore me qëllim ndërgjegjësimin e gjetjes së një zgjidhjeje të konfliktit të rëndë të Palestinës.