Ofertë rekord për Alessia Russo – Shqip

by admin
Spread the love

Manchester United nuk pranoi t’ia shiste Arsenal sulmuesen e talentuar të Anglisë

Manchester United refuzoi një ofertë rekord nga Arsenali për sulmuesen Alessia Russo. Lojtarja 23-vjeçare, e cila fitoi kampionatin evropian me Anglinë verën e kaluar, ka shënuar pesë herë në nëntë paraqitje në Super Ligën e Femrave këtë sezon.

Ajo është nominuar për çmimin Puskas për golin e saj me thembër ndaj Suedisë në gjysmëfinalen e Euro 2022.

Sipas Reuters, Arsenal ofroi 450 mijë Euro për kartonin e futbollistes, të njëjtën shumë që Barcelona pagoi për të blerë në verën e kaluar Keira Ualsh nga Manchester City.

Kontrata e Rusos do të përfundojë në verë, pasi ajo refuzoi të zgjaste kontratën me “Djajtë e kuq”.

Manchester United aktualisht kryeson tabelën, tre pikë më shumë se Arsenali, që ka një ndeshje më pak.

“Topçinjtë” luajnë në fazën e eliminimti direkt në Ligën e Kampioneve, ndërsa “Djajtë e kuq” nuk u kualifikuan në këtë kompeticion.

Klan News

TI RAPORTON!

You may also like