Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë vjen këtë vit me fakultet të dedikuar për informatikën. Çdo maturant i cili e sheh të ardhmen e tij në këtë fushë, me një treg punësimi të sigurtë jo vetëm kombëtar por edhe ndërkombëtar do të ketë një mundësi të shkëlqyer që studimet e tij, t’ja besojë profesionistëve më të mirë të fushës. Fakulteti i ri i Informatikës hapet në UMSH për t’ju përgjigjur nevojave të tregut të punës si dhe kërkesave në rritje të studentëve për një profilizim më të mirë në fushën e IT-së. Teknologjia po zhvillohet me hapa gjigandë, kërkesa për profesionistë të specializuar do të jetë gjithnjë e më në rritje. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë me hapjen e këtij fakulteti synon t’i japë mundësi studentëve të jenë të përgatitur për atë që quhet epoka dixhitale, ku gjithçka është e orientuar drejt këtyre fushave të cilat pritet të zhvillohen më shumë edhe në vijim. Fakulteti i ri i Informatikës, hapet duke finalizuar kështu një investim strategjik të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë i cili ka nisur vite më parë. Fillimisht UMSH ka ofruar vetëm një program studimi, (informatikën e biznesit) që lidhej me informatikën. Kjo qasje vjen sepse në vizionin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, në fusha të tilla si informatika duhet të ofrohet një numër i gjerë programesh për aftësimin e profesionistëve të rinj, duke zgjeruar mundësitë e studentëve dhe duke siguruar fleksibilitet në tregun e punës. Fakulteti i Informatikës përfshin: Programin Bachelor, Programin Profesional dy vjeçar, Programet Master i Shkencave dhe Master Profesional si dhe Programin e Doktoraturës. Programi i riorganizuar Bachelor në Informatikë, ka 3 profile: “Informatikë Biznesi”; “Inxhinieri Informatike” dhe “Teknologji Informacioni”, synon rritjen e aftësive teorike dhe praktike të studentëve në lëndët e përgjithshme si dhe avancimin e njohurive në lëndët e përfshira në profilet përkatëse deri në përfundim të ciklit të studimeve.Programi profesional dy vjeçar në këtë fakultet ka 3 profile, përkatësisht: Specialist rrjetash kompjuterike Teknik për softëare dhe dixhitalizim, Teknik për pajisje elektronike. Këto programe janë mjaft të kërkuara 3 vitet e fundit dhe që nuk kërkojnë mesatare për t’u pranuar. Me diplomat profesionale, një treg punësimi i gjerë dhe i mirëpaguar është i garantuar për të gjithë ata që zgjedhin Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Programi i riorganizuar “Master i Shkencave në Informatikë” me 2 profile: “Sistemet e Informacionit në Biznes” dhe “Inxhinieri Softëare”, synon që t’i ofrojë tregut ekspertë dhe kërkues profesionistë në fushën e teknologjisë, me aftësitë e duhura në trajtimin e situatave dhe marrjen e vendimeve me profesionalizëm, integritet dhe aftësi inovative.