Oferta 200 milionë euro në sezon? Ronaldo ka plane të tjera për të ardhmen

by admin
Spread the love

Oferta prej 200 milionë eurosh në sezon nga Arabia nuk e ka bindur Cristiano Ronaldon edhe pse  do ta bënte lojtarin më të paguar të të gjitha kohërave. Ylli portugez dëshiron ende të vazhdojë karrierën e tij në Europë dhe të luajë me një ekip që është pjesëmarrës në Champions League.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” po mendoj ta refuzojë ofertën e ardhur nga Al-Nasrr. Këta të fundit i ofruan një kontratë për dy vite e gjysmë ku do të përfitonte në total 500 milionë euro. Megjithatë Ronaldo ka plane të tjera.

Edhe ps kërkon me ngulm të qëndrojë në Europë, ofertat për Cristiano Ronaldon kanë munguar. Së fundmi ka qenë Bayern Munich që i ka mbyllur derën yllit portugez me anë të drejtorit të tyre Oliver Kahn. Një prej mundësive megjithatë mbetet Sportingu i Lizbonës, klubi me të cilin Ronaldo ka nisur karrierën e tij si futbollist profesionist. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like