Ofensiva ukrainase nuk ka përparuar – Shqip

by admin
Spread the love

Marrja e avionëve F-16 rrit tensionet e Moskës me Perëndimin

Armët perëndimore duket se kanë zhvilluar aftësinë mbrojtjëse të Ukrainës, sipas një raporti të shërbimit të zbulimit të ushtrisë britanike. Gjatë javës së fundit, raporti vlerëson se Ukraina ka arritur të zmbrapsë disa përpjekje të rusëve për të zgjeruar vijën e frontit drejt perëndimit. Ndërsa, ushtria ukrainase ka përparuar duke marrë disa fshatra nga zonat e pushtuara nga rusët në rajonin e Donjeckut në lindje.

Megjithatë, në raport pranohet se kundërofensiva nuk është në nivelin e duhur dhe se asnjëra nga palët nuk ka bërë përparime domethënëse.

Zyrtarët e Uashingtonit konfirmuan lejen për furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë F-16. Sipas ekspertëve, qëllimi është të shtohet aftësia e Ukrainës në mbrojtjen ajrore edhe pse kjo aftësi, thonë ata, duhet kohë të fitohet. Ukraina përshëndeti vendimin e Uashingtonit.

Ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se zhvillimet më të fundit rreth Ukrainës, konfirmojnë shqetësimet e Rusisë për rrezikun bërthamor, edhe pse sipas tij Moska është e mendimit se nga përdorimi i këtyre armëve, nuk ka asnjë të fituar.

Tv Klan

You may also like