Ofendoi arbitrin në ndeshjen me Interin, ndëshkohet mbrojtësi i Juves

by admin
Spread the love

Gjykatësi sportiv nuk ka treguar mëshirë për gjestet e Mattia De Sciglio në fundin e Derbit të Italisë. Juventusi i tij u mposhtë në shtëpi nga Interi dhe mbrojtësit italian nuk i mbajtën më nervat.

Në momentin kur ekipet po futeshin në dhomat e zhveshjes, De Sciglio ofendoi arbitrin dhe për rrjedhojë ka ardhur edhe dënimi nga gjykata. Ai është pezulluar me një ndeshje. Gjithashtu De Sciglio duhet të paguajë edhe një gjobë prej 5 mijë eurosh për sjelljen e tij të pahijshme.

Kështu, Max Allegri nuk do ta ketë në dispozicion mbrojtësin për sfidën e ardhshme në Serie A kundër Cagliarit. Për këtë ndeshje Allegri nuk do të ketë në dispozicion gjithashtu edhe sulmuesin Alvaro Morata.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë kundër Interit dhe tashmë ka plotësuar numrin e kartonëve për t’u ndëshkuar me një javë pushim. /oversport.tv

You may also like