Objektivi kryesor për sulmin, Lewandowski në shënjestrën e Barçës

by admin
Spread the love

Objektivi numër një për sulmin e Barcelonës për sezonin e ardhshëm është Robert Lewandowski. Kështu shkruan “Sport”, që sqaron se pas 8 vitesh te Bayerni i Mynihut (12 në Bundesligë nëse shtohen edhe 4 vitet te Borussia Dortmund), polaku kërkon të provojë një aventurë të re.

Sulmuesi ka shënuar 339 gola në 366 ndeshje dhe synon që të largohet nga Gjermania, pavarësisht trofeve të shumta që ka fituar me klubin bavarez.

Barcelona synon të përforcojë sulmin dhe Lewandowski është një lojtar që garanton gola. Sipas “Sport” marrëveshja mund të arrihet lehtë pas Joan Laporta dhe agjenti i lojtarit Pini Zahivi kanë marrëdhënie shumë të mirë. Për Lewandowskin është gati një kontratë 4-vjeçare, deri në vitin 2026. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter

You may also like