Nusret takohet me nënën e tij pas dy vitesh, merr kritika të shumta – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

23:44 | 23 Dhjetor 2021

Nusret Gökçe, i cili u bë i famshëm për mënyrën e tij unike të marinimit të mishit, ka vizituar nënën e tij për herë të parë pas dy vitesh.

Ai ndau këtë moment me 40 milionë ndjekësit e tij por është përballur me kritika për faktin se nëna e tij qëndron në një vend shumë larg stilit të tij të jetesës.

Videoja ka tërhequr qindra komente, pozitive dhe negative, me ndjekës që sugjerojnë se Nusreti duhet të shpenzojë disa nga milionat e ti për një shtëpi të re për nënën e tij.

“Ti ke kaq shumë para, pse nuk po jeton nëna jote në një rezidencë”?

“Pas 2 vitesh??!!!! Pse??!!!! Dhe pse nuk blini një shtëpi më të mirë për prindërit tuaj. Ti je i pasur tani!!”, shtoi një tjetër.

Përveç kësaj, një tjetër detaj që ndjekësit nuk kanë pëlqyer është fakti se ai nuk i hoqi syzet e diellit teksa vizitonte të ëmën.

You may also like