Numri një i basketbollit në botë viziton Kosovën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sekretari gjeneral i FIBA Botës apo numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis, do ta vizitojë për herë të parë Kosovën, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të premten.

Ai do të jetë në vizitë në Kosovë më 6-7 tetor, si dhe do të jetë i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, që mbahet më 6 tetor në Mitrovicë. Po ashtu, Zagklis do të takohet me krerët e FBK-së, si dhe krerët e shtetit të Kosovës, përfshirë edhe takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Zagklis është një mbështetës i madh i basketbollit të Kosovës, duke përkrahur projekte të ndryshme, si dhe FBK-në, ku në shumë raste e ka lavdëruar punën që bën Federata. Ndërsa, kjo është vizita e parë e Sekretarit Gjeneral të FIBA Botës, më herët vendin tonë, e ka vizituar Turgay Demirel, President i FIBA Evropës dhe nënkryetar i FIBA-s”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

You may also like