Numri 10 te Barcelona, Aguero: E refuzova sepse mendova se Messi do të kthehej

by admin
Spread the love

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka pranuar së fundmi se ka refuzuar të veshë fanellën numër 10 te Barcelona për shkak të Lionel Messit.

Kun Aguero beson se asnjë lojtar tjetër nuk e meriton të veshë atë numër te klubi katalanas.

Duke folur për kanalin YouTube Clank, Aguero pohoi se atij iu ofrua fanellën numër 10 nga Barcelona kur ai iu bashkua klubit. Megjithatë, ai nuk e mori fanellën pasi besonte se Messi do të kthehej.

Ai tha: “Kur Leo u largua nga Barcelona, ata më ofruan fanellën me numrin 10 dhe unë thashë jo. Jo sepse nuk e doja. Mendova se ai do të kthehej. Ata më thanë se isha i vetmi që mund ta përdorja, por për mua numri 10 është i Leos. Edhe nëse ai nuk është aty, nuk duhet përdorur”.

Aguero foli gjithashtu në Twitch për Ibai Llanos në vitin 2021 për fanellën numër 10 te Barcelona, duke deklaruar: “Refuzimi për të veshur fanellën me numrin 10 te Barcelona? Nuk ishte se nuk doja, por ishte nga respekti për Messin”.

Sulmuesi argjentinas luajti vetëm pesë ndeshje për skuadrën katalanase përpara se të detyrohej të tërhiqej.

Ai shënoi një herë për ish-skuadrën e Lionel Messit, por nuk mundi të vazhdonte për shkak të një problemi në zemër./ h.ll/abcnews.al

You may also like