Numër i madh i abuzimeve seksuale – KOMF thotë se institucionet po i neglizhojnë rastet

by admin
Spread the love

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) ka kritikuar institucionet shtetërore për mos mbrojtje të duhur të fëmijëve.

Në një konferencë për media KOMF shpreh shqetësimin për neglizhimin, mosveprimin e institucioneve dhe performancën e dobët të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve.

Sipas tyre nuk po punohet në parandalimin e situatave të sulmeve dhe abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të abuzimit seksual.

Ky reagim vjen pas rastit të ditës së shtunë, pasi një 11 vjeçare dyshohet se u dhunua seksualisht nga pesë të dyshuar.

You may also like