“Nuk u mbyll as në ‘97”, Kryeredaktori i RD: Moment kritik! Zgjodhëm anën e demokratëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi, ka reaguar pas vendimit të deputetit Lulzim Basha për ta mbyllur organin zyrtar të PD-së, duke lënë jashtë zyrave gazetarët e kësaj gazete mjaft të dashur për demokratët, që në fillimin e saj në vitin 1991.

Në postimin e tij në Facebook, Kasmi thekson se jemi në momente kritike për demokracinë dhe të parën gazetë si të opozitarizmit.

Gjithashtu, Kasmi kujton se RD-në nuk ia dolën ta mbyllin as në ‘97 kur punonin të rrethuar nga pl**umbat dhe nuk do ia dalin as sot regjimi dhe veglat e tij mjerane.

Postimi i plotë i Bledi Kasmit:

Nje falenderim per ju miq,
Mirenjohje dhe falenderim per te gjithe ju kolege, bashkepunetore dhe miq te fjales se lire per solidaritetin qe keni treguar ne keto momente kritike per demokracine dhe te paren gazete simbol te opozitarizmit.

Bashkimi i njerezve te lire qe po demonstrohet sot kudo eshte me i madhi pas Dhjetorit ‘90 dhe eshte nje marshim lirie i pandalshem.

Kjo fryme lirie qe nisi ne fundin e vitit te kaluar tashme ka pushtuar çdo hapesire ne kete vend dhe po shtrihet me shpejtesi kudo.

RD nuk ja dolen ta mbyllin as ne ‘97 kur punonim te rrethuar nga plumbat dhe nuk do ja dalin as sot regjimi dhe veglat e tij mjerane.

Ne kemi zgjedhur sot te jemi ne anen e demokrateve dhe popullit opozitar ne levizjen me te mrekullueshme te ketyre 30 viteve dhe nuk do te lejojme per asnje moment qe RD te keqperdoret per interesa personale.
Miq, PD dhe Shqiperia jane ne prag te ndryshimeve te medha ne saje te sakrificave dhe vendosmerise te secilit prej jush dhe RD do te jete gjithmone mesazhere e ketyre ndryshimeve.
Ju falenderoj te gjitheve”, shkruan ai.

You may also like