“Nuk të dëgjonim ty, se ishe analisti i Edi Ramës”, Monika Kryemadhi përplaset me Lorenc Vangjelin

by admin
Spread the love

Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka qenë e ftuar kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila foli edhe njëherë për humbjen e zgjedhjeve.

Në emision ka patur një debat mes Kryemadhit dhe analistit Lorenc Vangjeli, i cili tha se fajin për humbjen e zgjedhjeve e ka vetë opozita.

Monika Kryemadhi: Ty nuk të dëgjonim ne sepse ishe analisti Edi Ramës

Lorenc Vangjeli: Unë kuptoja atë që nuk kuptonit ju. Që kur ta hedhin një herë, herën e dytë nuk është faji i atij. Ju e zgjodhët Ramën dhe më thoni mua analist i Ramës. Në 2017, humbët ju sepse nuk ishit të qartë. Basha edhe atëherë nuk e kishte ndarë mendjen, do të ishte kryeministër apo ministër i Ramës. Luftonte me LSI për vend të dytë dhe të tretë.

Monika Kryemadhi: Si t’ja bëjmë hallin që ndërkombëtarët e korruptuar kishin skenarin tjetër? Këto janë kur të hapen shërbimet sekrete pas 40 viteve. A ishte skema e përbashkët në 2019 mes Bashës dhe Ramës?

Lorenc Vangjeli: Ka qenë në 2017.

Monika Kryemadhi: Loja e Bashës me djegien e mandateve ishte bllof. Nuk e priste Rama dhe Basha që LSI do të digjte mandatet. Kokën do e fuste në burg Rama për inceneratorët dhe do të ishte ministri LSI. Basha do të bënte sikur dogji mandatet…

Lorenc Vangjeli: Edhe në 2017 edhe në 2021, nuk fitoi Rama por humbët ju. Opozita nuk kuptonte. Opozita nuk mundi të bëjë kohezion. Gabuat në dashurinë me Lulzim Bashën. Po ju them, faji juaj.

Monika Kryemadhi: Cfarë të bënte LSI, të hidhej në krah të Ramës? Apo të vijonte opozitarizmin? Ju si analist i denjë, më thoni dot pse mediat e kanë 4% LSI-në? Zotëri, po të them një rast, e vetmja parti politike…

You may also like