Nuk tallet dot njeri me mua, si isha kaq qorr?

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, i cili së fundmi është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Albania VIP, ka qenë shumë i acaruar mbrëmjen e kaluar, teksa nuk e ka treguar arsyen se pse. Në një bisedë me Tean, ai është shprehur se nuk lë njeri të tallet me të në shtëpi dhe se nuk e bën dot askush legen.

Luizi: Po të jem unë i pari i shtëpisë nuk i lë gjërat me kaq. Njeri me mua nuk tallet njeri, legen mua në shtëpi nuk më bën njeri.

Tea: Ore cfarë ke, se po thua shumë gjëra, dhe asgjë s’po nxjerr. Pse je nervozuar kaq?

Luizi: Jam nervozuar me veten, si isha kaq qorr

Tea: Je keshtu se u refuzove?

Luizi: Jo moj, nuk u refuzova.

Luizi është një nga personazhet më karizmatikë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, teksa prej ditës së parë ka shfaqur simpati për një nga banoret brenda shtëpisë, Kiara Titon. Nuk dihet nëse ky acarim i tij ka të bëjë pikërisht me Kiarën apo jo, teksa pritet ndoshta edhe një sqarim i mëtejshëm i arsyes së nervozizmit të Luizit.

You may also like