Nuk sulmojmë asnjë vend të NATO-s, por do rrëzojmë avionët F-16 që Perëndimi do dërgojë në Ukrainë – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin thotë se nuk kanë në plan të sulmojnë asnjë vend të NATO-s, Poloninë, shtetet baltike apo Çekinë, por forcat ruse do të rrëzojnë çdo avion F-16 që Perëndimi mund të dërgojë në Ukrainë.

Duke folur me pilotët rusë të forcës ajrore, Presidenti Putin u shpreh se NATO, e udhëhequr nga SHBA, është zgjeruar në lindje drejt Rusisë që pas rënies së Bashkimit Sovjetik, por Moska nuk ka në plan të sulmojë një shtet anëtar të NATO-s.

“Ne nuk kemi synime agresive ndaj këtyre shteteve. Ideja se ne do të sulmojmë një vend tjetër, Poloninë, shtetet baltike, edhe çekët po tremben tani, është absurditet i plotë, është një nxitje”, tha Putin, sipas një transkripti të lëshuar nga Kremlini.

Duke komentuar planet e Perëndimit për të dërguar avionë luftarakë F-16 në Ukrainë, Presidenti Putin theksoi se kjo nuk do të ndryshojë asgjë në fushëbetejë. E nëse ndodh, u shpreh Putin, Rusia do t’i rrëzojë avionët që do të dërgojë Perëndimi.

Vendet Perëndimore duket se po stërvisin pilotë ukrainas për të pilotuar avionët F-16. Këta të fundit pritet të dërgohen në Ukrainë muajin e ardhshëm, sipas një deklarate të ministrit të Jashtëm ukrainas.

/tvklan.al

You may also like