Nuk rinovoi me Udinesen, Stryger Larsen zyrtarizohet tek ekipi kampion

by admin
Spread the love

Jens Stryger Larsen ka gjetur ekipin e tij të radhës pasi është larguar nga Udinese. Mbrojtësi i krahut është transferuar në Turqi tek ekipi i Trabzonspor që u shpall edhe kampion në sezonin që lamë pas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi turk me anë të një komunikate në faqen zyrtare. Në të thuhej se pas kalimit me sukses të vizitave mjekësore, mbrojtësi danez ka firmosur me klubin.

Kështu, Stryger Larsen transferohet në Turqi pasi kontrata e tij me Udinesen përfundoi në fundin e këtij sezoni. Në pesë vite eksperiencë ai u aktivizua 150 herë me Udinesen ku realizoi edhe 17 gola. /oversport.tv

Foto: trabzonspor.org.tr

You may also like