Nuk ndalet Nëna Liza, mesazh Ramës nga protesta: Mos të të vijë turp nga ne

by admin
Spread the love

Nëna Liza, simboli i protestës së banorëve të lagjes “5 Maji” ishte mbrëmjen e sotme para sheshit të Kryeministrisë. Teksa protesta e sotme është në ditën e gjashtë, e moshuara gjatë fjalës së saj i bëri thirrje kryeministrit që të mos ndihet i turpëruar, teksa kreu i qeverisë i ka cilësuar si turp protesta e qytetarëve.

“Në rrugë të madhe jemi. I bëj thirrje të mos i vijë turp hiç që dalim këtu. Unë jam 85-vjeçare dhe do të dal përditë këtu. Të mos thotë se ka turp se ky popull nuk del për qejf.

Burrash duhet të dalë këtu në penxhere. T’i heqë ato metaliket që ka blinduar. Kryeministri dhe Erion Veliaj t’i vënë gishtin kokës dhe të mos tallen me këtë popull. Edhe policia t’i vërë gishtin kaptinës”, u shpreh ajo.

You may also like