“Nuk lejohen çadra apo bidonë uji”/ Njoftimi i FSHF për ndeshjen Shqipëri-Poloni: Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar tifozët rreth materialeve që nuk do të lejohen të mbahen në stadiumin “Air Albania”, ku do të zhvillohet ndeshja “Shqipëri – Poloni”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

– Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00.

– Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.

– Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj.

– Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.


Top Channel

You may also like