Nuk kemi qenë kurrë shokë të ngushtë – Shqip

by admin
Spread the love

22:02 | 22 Shkurt 2022

Sonte është duke u transmetuar post Big Brother VIP.

Pjesëmarrës në post BBV janë të gjithë ish banorët përveç Trixës dhe Donaldit, shkruan lajmi.net.

Sonte po diskutohen ngjarjet më të rëndësishme gjatë gjithë Big Brother.

Fifi është ajo e cila është duke u përballur me disa nga banorët.

Arditi është ai i cili e ka “sulmuar” Fifin pasi sipas tij për fajin e saj ai u penalizua duke u eleminuar.

U diskutua shumë mes tyre miqësia e tyre. Ndërsa Fifi tha se nuk kanë pasur ndonjë miqësi të ngushtë bashkë sa t’i mbetet hatri Arditit.

Kujtojmë se Fifi u largua nga shtëpia e BBV pas gjendjes emocionale që përjetoi duke përfunduar në të fikët./Shqip/

You may also like