Nuk kemi ende komunikim me personelin dhe objektet tona shëndetësore në Gaza – Shqip

by admin
Spread the love

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nuk kanë mundur të krijojnë ende komunikim me personelin dhe objektet tona shëndetësore në Gaza ku vazhdojnë sulmet intensive izraelite dhe se janë të shqetësuar për sigurinë e punonjësve, transmeton Anadolu.

Nga platforma e tij në median sociale X, Ghebreyesus bëri një postim lidhur me Gazën e cila ndodhet nën sulme intensive të Izraelit.

“Lajmet se Gaza ka mbetur nën bombardime intensive është jashtëzakonisht trishtues. Në këtë situatë nuk e shohim të mundur evakuimin e të sëmurëve ose që ato të gjejnë strehim të sigurt. Ndërprerjet e energjisë elektrike e bëjnë të pamundur mbërritjen e ambulancave tek të sëmurët. Nuk kemi ende komunikim me personelin dhe objektet tona shëndetësore në Gaza dhe jemi të shqetësuar për sigurinë e tyre”, tha Ghebreyesus.

Ai bëri thirrje që të kalojnë menjëherë në veprim të gjithë ata që kanë fuqinë për të bërë presion për sigurimin e një armëpushimi mes palëve.

– Situata e fundit në Gaza

Për shkak të sulmeve intensive të Izraelit në Rripin e Gazës nën bllokadë u ndërprenë plotësisht shërbimi i komunikimit për linjat fikse telefonike, të telefonisë celulare dhe të internetit.

Ushtria izraelite njoftoi rritjen e sulmeve ajrore dhe zgjerimin e operacioneve tokësore.

Në shënjestrën e ushtrisë izraelite ishte edhe kompleksi më i madh shëndetësor, spitali “Al-Shifa” në të cilin ndodhen mijëra civilë të plagosur.

You may also like