Nuk kemi bërë asgjë të turpshme, jemi të rritur

by admin
Spread the love

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo është një nga banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe është kthyer tashmë në një nga banorët më të komentuar të momentit. Edhe pse ka pak ditë që është bërë pjesë e kësaj aventure, Getinjo ka shkëmbyer puthjen e parë me Vivien, një nga konkurrentet e këtij edicioni.

E mesa duket, kjo romancë e re mes dyshes ka rënë në sy dhe puthja është komentuar gjatë edhe në puntatën e mbrëmshme të Big Brother VIP Kosova. Getinjo është shprehur se nuk ka kompleks nga veprimet e tij dhe theksoi se nuk duhet t’i vijë turp.

“Ishte puthje e lehtë, por me ndjenja. Nuk më vjen turp, as nuk kam komplekse të tregoj se nuk jemi duke bërë asgjë të turpshme. Atë që po e ndjemë, ne po e bëjmë. Në fakt e kam menduar që mund të ekzistoj një bukuroshe që është e qetë dhe më afrohet me qetësi.

Te Vivi më pëlqen qetësia. Unë i kam disa shaka që rrallë kush i kupton por Vivi mi ka kuptuar prej fillimit. Jemi të rritur e dimë që bëjmë, nuk i kemi kaluar kornizat asnjëherë”, tha Getinjo gjatë emisionit, ndërsa ky episod u komentua edhe nga protagonistja tjetër, Vivien, e cila tha se dyshja nuk do të nxitohet, por ata duan të transmetojnë diçka të mirë te njerëzit.

“Nuk dua të nxitojmë, shpresoj që të transmetojmë diçka të mirë që njerëzit të japin dhe të marrin dashuri dhe shpresojmë që edhe jashtë e kemi transmetuar”- është shprehur Vivien.

You may also like