Nuk kanë bindur te Juventusi, dy mesfushorë pritet të shiten në verë

by admin
Spread the love

Te Juventusi ka ende shumë pikëpyetje për sa i përket të ardhmes së disa prej lojtarëve. Pas largimit të sigurt në fundin e sezonit të Paulo Dybala, bashkë me të mund të largohen edhe disa lojtarë të tjerë.

Kështu, sipas La Gazzetta dello Sport, e ardhmja e Arthur dhe Adrien Rabiot nuk është ende e sigurt. Performancat e tyre nuk i kanë arritur pritshmëritë e klubit dhe të dy mund të largohen në fundin e sezonit.

Plani i “Zonjës së Vjetër” është që të shesë të dy lojtarët për të grumbulluar të ardhura për afrime të reja më premtuese. Megjithatë, gjithçka varet nga performanca e të dy lojtarëve në finalen e këtij sezoni.

Sakaq, edhe Federico Bernardeschi pritet të largohet me parametër zero nga Juventusi. Për sa i përket rinovimeve, Cuadrado, De Sciglio dhe Perin janë shumë pranë firmës për të vazhduar martesën me “Zonjën e Vjetër”. /oversport.tv

You may also like