Nuk kalon projektligji për tërheqjen e Trustit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kuvendi nuk ka kaluar projektligjin për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Nga 102 deputetë në sallë, 44 votuan për, 57 kundër dhe 1 abstenoi, njofton Klankosova.tv.

Kundër këtij projektligji votuan shumica e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me ata të PDK-së, LDK-së e AAK-së që votuan për.

Në fjalimet e sotme, pati debat mes pushtetit e opozitës për këtë projektligj.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur kundër Projektligjit për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, duke thënë se si qeveri besojnë se problemi nuk zgjidhet duke rrënuar sistemin pensional të vendit.

“Pensionet nuk janë për tash, por për kohën kur të plakemi, atëherë kur të hyjmë në pleqëri. Nuk mundemi që një problem të përkohshëm tani ta zgjidhim me rrënim të së ardhmes sonë. Nuk mund të lejojmë që edhe ta humbim të ardhmen edhe të mos e fitojmë të tashmen”, tha Kurti.

Ndërkohë, iniciatori për këtë projektligj, Bekim Haxhiu, pak para votimit, iu bëri thirrje deputetëve që të votojnë pro këtij projektligji, duke u shprehur i bindur se kjo është një ndihmesë në kohën e krizës.

You may also like