Nuk ka surpriza, mungon vetëm zyrtarizimi për rinovimin e Brozovic

by admin
Spread the love

Nuk do të ketë surpriza për sa i përket rinovimi të Marcelo Brozovic me Interit. Ditët e fundit u është folur për një interesim nga ana e Barcelonës dhe Tottenham për mesfushorin kroat dhe dukej se ujërat në ambientin zikaltër ishin trazuar jo pak.

Megjithatë, është Tuttosport që i qetëson të gjithë tifozët e Interit duke dhënë lajmin se Brozovic dhe Interi tashmë e kanë mbyllur rinovimin e kontratës. Ai është gati të hedh firmën mbi marrëveshjen e re me një rrogë 6 milionë euro, plus bonuse që do të çojnë deri në 7 milionë.

Nga ana tjetër, ai do të qëndrojë i lidhur me Interin deri në vitin 2026. Zyrtarizimi pritet të ndodhë pas derbit të Milanos. Gjithmonë sipas të njëjtit burim, firmosja e kontratave do të ndodhë përpara se Steven Zhang të rikthehet sërish në Kinë. /oversport.tv

You may also like