Nuk ka rrugë të mesme për Mbappe, sheikët i vendosin çmimin sulmuesit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kylian Mbappe informoi klubin e Paris Saint-Germain se pas sezonit të ardhshëm nuk dëshiron të rinovojë kontratën me klubin kryeqytetas.

Në këtë formë, drejtuesit tashmë janë vendosur me “shpatulla pas murit” pasi nëse nuk e shesin këtë verë sulmuesin, atëherë rrezikojnë ta humbasin verën e ardhshme me parametër zero.

Një problem i madh ky, teksa tashmë klubet e interesuara për Mbappe duke njohur këtë skenar mund të presin të firmosin me atë që konsiderohet si futbollisti më i mirë në botë pa shpenzuar asgjë. Një ëndërr për këdo! Por, sheikët do të punojnë në këtë drejtim dhe presin që ta shesin sulmuesin këtë verë për shifrën e 200 milionë eurove.
Është emiri Tamim bin Hamad Al Thani, i cili nuk pranon të dalë “duarbosh” nga Mbappe dhe është i gatshëm t’ia “dhurojë” lojtarin kujtdo që ofron shifrën e sipërpërmendur ndërsa po bën gjithashtu presion te mamaja e 24-vjeçarit që edhe vetë Kampioni i Botës në 2018-tën, ta bëjë të qartë dëshirën për t’u larguar dhe për të tërhequr ofertat nga klube të ndryshme.

Kujtojmë se kandidati kryesor për shërbimet e Mbappe është Real Madrid, por “Los Blancos” pas tratativave që dështuan verën e kaluar, tashmë po qëndrojnë në pritje dhe kërkojnë të përfitojnë nga “krisja” PSG-Mbappe. Në rast se Mbappe nuk largohet këtë verë, atëherë te Parisi do të nisin punën për ta bindur të rinovojë me çdo kusht pasi skenari për ta humbur me parametër zero duhet shmangur patjetër.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like