“Nuk ka qenë kurrë një mundësi për ne”, drejtori sportiv i Romës mohon zërat për afrimin e Ronaldos

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo është praktikisht në merkato dhe me shumë gjasa mund të transferohet me parametër zero kudo nëse United vendos të ndërpresë kontratën. Për këtë arsye edhe lajmet për ekipet që mund të transferohet Ronaldo janë të shumtë dhe një prej tyre Roma, ku mund të gjente sërish Jose Mourinhon.

Megjithatë, për të heshtur këto zëra ka menduar numri një i merkatos së Romës Tiago Pinto i cili ka refuzuar kategorikisht një transferimt të mundshëm të Ronaldos në kryeqytetin italian. “E vërteta është që Ronaldo nuk ka qenë kurrë një mundësi për ne. Këto zëra nuk kanë pasur kurrë një bazë vërtetësie”, tha fillimisht Tiago Pinto.

Më pas drejtori sportiv i verdhekuqëve shtoi: “ Kemi lançuar lojtarë të rinj si Zalewski dhe Volpato dhe jemi duke punuar shumë për këtë aspekt. Mourinho ka qenë fondamental në rritjen e klubit”. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like