Nuk ka paqe për Juventusin, ja çfarë rrezikon “Zonja e Vjetër” nëse vërtetohen akuzat

by admin
Spread the love

Situata në kampin e Juventusit nuk është aspak e qetë dhe kjo gjë ka kulmuar deri më tani me dorëheqjen e presidentin Andrea Agnelli dhe të gjithë bordit drejtues. Në bilancet e “Zonjës së Vjetër” ka pasur parregullsi me plusvalencat dhe rrogat e lojtarëve dhe diçka e tillë është e dënueshme nga organet ligjore.

Por çfarë rrezikon vërtetë Juventusi nga shkeljet që janë bërë? Në rast se organi hetimor arrin të vërtetojë akuzat që ka ngritur në drejtim të bardhezinjve atëherë masa e parë pritet të jetë një gjobë e majme, një shumë e cila nuk është parë më herët në futbollin italian.

Gjithashtu Juventusit mund t’i ulet një numër i konsiderueshëm pikësh si dënim, çka mund të sjellë edhe zbritjen në Kategori më poshtë. Dënimet ndërkohë pritet të jenë jo vetëm për Juventusin, por edhe individuale për të gjithë drejtuesit që janë në hetim nga kjo çështje. /oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter

You may also like