Nuk ka ndodhur kurrë më parë/ Efi, Bledi dhe Kiara shkojnë në televotim direkt për të shtunën. Ja pse

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së sotme, banorët janë përballur me një befasi shumë të madhe. Vëllai i Madh” u ka komunikuar të gjithë konkurrentëve se nesër gjatë prime-t, përveç televotimit për finalistin e parë, do të ketë dhe një eliminim brenda natës.

Ndryshe nga cdo herë tjetër, nominimet nuk do të bëhen gjatë spektaklit, por janë bërë gjatë mesditës së sotme. Secili konkurrent ka pasur mundësinë të nominojë tre banorë, për t’i çuar në një televotim që do të hapet nesër.

Tre banorët më të votuar nga nominimet e nëntë konkurrentëve që kanë mbetur në lojë janē Efi, Bledi dhe Kiara. Efi rezultoi konkurrentja më e votuar, duke marrë gjashtë vota, Bledi mori katër vota, ndërsa Kiara tre.

Kujtojmë që ditën e nesërme do të shpallet edhe finalisti i parë i këtij edicioni, në një televotim që është hapur ditën e martë dhe fansat kanë mundësi të zgjedhin mes Deas dhe Luizit.

You may also like