Nuk ka kallëzime penale për ndotësit e mëdhënj – Shqip

by admin
Spread the love

Stojkovski: Në vitin 2022 janë paguar gjoba prej 300 mijë euro

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor, Sreten Stojkovski tha se për një vit e gjysëm, inspektorati ka shkruar gjoba prej mbi 800 mijë euro për ndotjen e ambientit jetësor, ndërsa vetëm në vitin 2022, 300 mijë euro kanë hyrë në buxhet nga këto gjoba. Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, ai mohoi se ka korrupsion në këtë drejtim, përkatësisht se industritë e mëdha shkaktojnë ndotje të lartë dhe janë të paprekshme.

“Nuk është e vërtetë, faktet flasin të kundërtën se, industria e madhe është në shënjestër të inspektoratit shtetëror. Të gjithë ata që tejkalojnë pragun për emetim në lejet e ture, siç janë lejet e integruara A dhe elaboratet e lëshuara nga Ministria e Mjedisit Jetësor, të cilat kontrollohen nga inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor, gjatë çdo tejkalimi ka sanksione”, deklaroi Sreten Stojkovski nga Inspektorati Shtëtëror i Mjedisit Jetësor.

Sa i përket fabrikës së çimentos “Usje”, kundër së cilës Qyteti i Shkupit paralajmëroi kallëzim penal për ndotje të ajrit, ai tha se, në nëntor dhe dhjetor ka pasur inspektim në këtë fabrikë, sepse kaloi në mazut dhe kazani që është për ngrohje të hapësirave kaloi në mazut.

“Ne i kemi obliguar të bëjnë matje të jashtëzakonshme në laboratoritë e akredituara. Ata bënë matjet dhe matjet ishin në kuadër të pragut, por kah fundi i vitit, më 30.12 kemi bërë edhe një inspektim të jashtëzakonshëm dhe gjatë inspektimit të jashtëzakonshëm konstatuam se, ka tejkalim të pragut të emetimeve nga kazani i ngrohjes së hapësirave dhe në mënyrë adekuate, në pajtueshmëri me ligjin për tejkalim të pragut, në përputhje me ligjin për mjedisin jetësor, ajo është shkelja e kategorisë së tretë, ku dënimet janë rigoroze dhe shkojnë deri në 200 mijë euro”, tha Stojkovksi.

Stojkovski tha se, nga ana e këtij inspektorati nuk ka pasur kallëzim penal të mëdhenj të ajrit, sepse nuk kanë bërë shkelje të lejes së integruar A./KlanMacedonia

You may also like