Nuk ka gola në “Olimpico”, spektakël pa fitues në “Picco”

by admin
Spread the love

Mbyllet në barazim pa gola sfida e “Olimpicos” mes Lazios dhe Udineses. Të dyja skuadrat marrin nga një pikë dhe vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive në kampionat: 5 radhazi për bardhekaltërit dhe 9 radhazi për bardhezinjtë.

Në kampin lazial janë të shqetësuar për gjendjen e Immobiles, që u largua i dëmtuar nga fusha pas 30 minutave lojë. Të dyja skuadrat ngjiten në kuotën e 21 pikëve në tabelën e klasifikimit.

4 gola të shënuar, por në fund Spezia dhe Cremonese ndajnë nga një pikë të merituar në “Picco”.  Miqtë zhbllokojnë sfidën menjëherë me Dessers, por Spezia reagon shumë shpejt dhe përmbys gjithçka me golat e Nzola dhe Holm. Në pjesën e dytë Cremonese luan më mirë dhe barazon rezultatin me Pickel. / Oversport.tv

Foto: S.S.Lazio Twitter

You may also like