Nuk ka fitues në ‘Bajram Aliu’ – Drenica dhe Ballkani ndajnë pikët

by admin
Spread the love

Drenica dhe Gjilani i kanë ndarë pikët në duelin që u luajt në kuadër të javës së 19-të në BKT Superligën e Kosovës, pasi përfundoi 1-1.

Pas 25 minutash lojë, skuadra nga Skenderaj kaloi në epërsi me anë të Kreshnik Ukës, që ia doli të shënonte nga penalltia.

Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën ishte një skenar tjetër.

Pjesa e dytë filloi më mirë për mysafirët, që insistonin për golin e barazimit.

Djelmoshat e Ismet Munishit ia dolën që t’i barazonin shifrat në 1-1 me anë të Shend Kelmendit, që realizoi në minutën e 71-të.

Gjashtë minuta më vonë, epërsia për Gjilanin u rrit edhe në numër, pasi Faltum Gashi i Drenicës u ndëshkua me karton të kuq, vetëm pas rishikimit të VAR-it.

Por, gjilanasit nuk ia dolën të shfrytëzonin këtë epërsi numerike në fushë, duke marrë kështu vetëm një pikë.

Me këtë barazim, Gjilani ka rënë në vendin e tretë, pasi Drita fitoi 7-0 ndaj Feronikelit dhe ka një pikë më shumë, derisa me pikë të njëjta është Ballkani, që fitoi 4-1 përball Dukagjinit. 

You may also like