Nuk ka debutuar ende me Realin, talenti turk grumbullohet nga Ancelotti për Mallorca-n

by admin
Spread the love

Lajm i mirë për Carlo Ancelottin në kuadër të ndeshjes ndaj Mallorcas, që do të inaugurojë vitin 2024 dhe që do të mbyllë edhe fazën e parë të La Liga-s. Gati për të dhënë kontributin e tij në fushë është një talent i ri, i blerë me shumë bujë nga klubi madrilen gjatë merkatos së verës: Arda Guler.

18-vjeçari turk, një mesfushor i talentuar me tipare sulmuese, është përfshirë në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e radhës.

Ishte ndalur në infermieri sapo mbërriti deri në tetor, pastaj disa javë të tjera ndalesa deri sot.

Paraqitjet e tij si lojtar i Realit të Madridit janë ende zero, kështu që ndeshja me skuadrën e Muriqit (“Dardani” do të mungojë për arsye dëmtimi edhe gjatë janarit) shihet se mundësi për ta parë në aksion.

Ka qenë vetëm në një ndeshje i grumbulluar dhe ka qëndruar në stol, përballë Rayo Vallecanos, më 5 nëntor. Në kryeqytetin spanjoll presin me kuriozitet debutimin e 18-vjeçarit që konsiderohet një nga talentët më të mëdhenj që ka nxjerrë futbolli turk.


Top Channel

You may also like