“Nuk jemi çmendur”, Tuchel: Të zhbllokohemi më herët…

by admin
Spread the love

Bayern Munchen nuk mund të mos e shfrytëzonte mundësinë për të parakaluar Borussia Dortmund në renditje dhe për t’u rikthyer në komandën e Bundesligës.

Dhe ashtu ndodhi pas fitores 2-0 ndaj Hertha Berlin, përballje ku skuadra kryeqytetase rezistoi deri në minutën e 69’.

Gnabry dhe Coman shënuan pas dy asisteve fantastike të kapitenit Kimmich. Trajneri Thomas Tuchel ndihet i lumtur për fitoren, por rastet e shumta të humbura e shqetësojnë.

Ishte një ndeshje ku nuk duhet ta humbnim përqendrimin për asnjë moment. U përballem me probleme në pjesën e parë. Goli i parë erdhi vonë.

Disi tepër vonë, pasi humbëm shumë raste të pastra. Sigurisht që vetëbesimi nuk është maksimal, por nuk jemi çmendur dhe nuk e kemi humbur toruan”, u shpreh Tuchel.


Top Channel

You may also like