Nuk janë raportuar zjarre në ambient të hapur në 24 orët e fundit, 1.849 thirrje në numrin 112 – Shqip

by admin
Spread the love

Në 24 orët e fundit nuk janë raportuar zjarre në ambient të hapur, ndërsa ka pasur gjithsej 1.849 thirrje në numrin e vetëm për raste emergjente 112, informon Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK).

QMK rikujton se është i nevojshëm pastrimi i rregullt i oxhaqeve dhe kanalizimeve lokale. Ata apelojnë që të mos digjet bimësia në ambient të hapur.

Në 24 orët e fundit, nga gjithsej 1849 thirrje në numrin e vetëm të emergjencës 112, thirrje “reale” kanë qenë 44,35 për qind dhe 55,65 për qind janë për nevoja të tjera jo emergjente të qytetarëve.

Për policinë ishin 62,76 për qind e thirrjeve, për ndihmën e shpejtë mjekësore 33,47, ndërsa për zjarrfikësit 2,10 për qind e thirrjeve reale në numrin 112 në QMK./MIA

You may also like