Nuk janë hotelet/ Detektivja shqiptare zbulon vendet që shërbejnë si strofulla tradhetie

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Së shpejti, në Top Channel pritet të nisë emisioni “1 herë Mat” që është një program investigimi për tradhtitë bashkëshortore. Ky emision bazohet në ngjarje të vërteta, por personazhet, vendet dhe faktet jane totalisht të fshehur për të ruajtur anonimatin. Thelbi është e vërteta dhe përballja me faktet.

Dy moderatorët e këtij emisioni, Ervin Kurti dhe Shkënda Lili kanë treguar disa detaje të reja në lidhje me emisionin që do të nisë në “E Diell” nga data 28 Maj. Ata kanë zbuluar sot në programin ‘Shqipëria Live’ edhe se ku tradhëtojnë më shumë shqiptarët.

 Pjesë nga biseda:

Ervin Kurti: Një gjë mund të ua zbulojmë, që tradhtitë nuk bëhen më si dikur nëpër hotele, por ku bëhen Shkënda?

Shkënda: Nëpër shpia private

Ervin Kurti: Marrin shpia me qira, këtë mund ta themi. Janë disa vende që unë tani i kam zbuluar, sepse Shkënda i dinte edhe më parë, që shërbejnë si strofulla tradhtie.

Shkënda: Në këto shpia nuk shkojnë kurrë bashkë, por njëri para e tjetri pas.

You may also like