Nuk iu bind urdhrit të policisë gjatë një proteste për klimën, gjobitet Greta Thunberg

by admin
Spread the love

Aktivistja suedeze për klimën Greta Thunberg u gjobit për mosbindje ndaj policisë në një protestë të zhvilluar muajin e kaluar për shkak të krizës klimatike.

20-vjeçarijau paraqit në gjykatë në qytetin jugor suedez të Malmos për të vijuar proceduarat.

Aktivistja mori pjesë në një demonstratë që ndërpreu lëvizjen e makinave dhe refuzoi t’i bindej urdhrave të policisë për t’u larguar nga vendi.

“Është e saktë që kam qenë në atë vend atë ditë dhe është e saktë që kam marrë një urdhër që nuk e kam dëgjuar, por dua ta mohoj krimin”, tha ajo gjatë marrjes në pyetje në gjykatë.

Greta Thunberg tha se ajo kishte vepruar nga nevoja, duke përmendur emergjencën e krijuar nga “kriza klimatike”.

Pas një gjyqi të shkurtër, trupi e konsideroi sërish përgjegjëse për veprimet e saj dhe e dënoi me një gjobë prej 144 dollarësh.

Krimi për të cilin ajo u dënua mund të ketë një dënim maksimal prej gjashtë muajsh burg, por zakonisht këto lloj akuzash rezultojnë me gjoba.


Top Channel

You may also like