Nuk iu akordua penallti në minutat e fundit, FC Prishtina reagon ashpër: Kur do të ngopeni nga turpi?

by admin
Spread the love

Fushë Kosova dhe Prishtina kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 26-të në Albi Mall Superligë.

Kryeqytetasit janë dëmtuar me një penallti të pa dhënë në minutën e fundit.[

Menjëherë pas ndeshjes klubi ka reaguar me një shkrim të fuqishëm,

“Skuadra nisi tejet dobët ndeshjen, kësaj i parapriu lëndimi në nxemje i mbrojtësit Useini çka si qendërmbrojtës u deshtë të luante kapiteni Pefqeli, pastaj lëndimi i Mujës (23’) dhe në fund kartoni i kuq i portierit Nika (32’).Skuadra ndryshoi karakter në pjesën e dytë, me një futbollist më pak luajti shumë më mirë se në pjesëlojën e parë dhe se kundërshtari me një futbollist më tepër, rrezikoi e krijoi më shumë, por veç fatit, aty janë edhe kujdestarët e përhershëm, gjyqtarët, që do të duhej të ndanin drejtësi e vetëm drejtësi nuk ndajnë. Në minutën e 89-të futbollisti vendas Kastrati hap krahun e luan me dorë, nuk sinjalizon gjyqtari kryesor Ilir Mehmeti, ndërsa, sërish “flenë” VAR-i me gjyqtarin Visar Kastrati”, ka shkruar faqja e Prishtinës.

Vetëm disa minuta më vonë, kryeqytetasit kanë publikuar edhe pamjet nga rasti diskutabil.

“Kur do të ngopeni nga turpi”, ka shkruar faqja zyrtare e Prishtinës.

You may also like