Nuk i flas se nuk…

by admin
Spread the love

Aktori i njohur i programit të humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja ka deklaruar së fundmi se nuk flet me moderatoren e emisionit, Fjoralba Ponari. Veleshnja ishte i ftuar në programin sportiv, “Top  Arena”, ku ka treguar disa të vërteta në rubrikën “Këndi i të vërtetës.”

E pyetur nga moderatorja Alesia Bami se me kë nuk flet në Portokalli, Rezart Veleshnja rrëfeu për herë të parë se nuk flet me Fjoralba Ponarin. “Që s’flas? Fjoralba Ponari, nuk flas. Ja ta them unë që edhe portalet neser të marrin ca lekë. Nuk i flas se nuk më flet”- tha ai në programin “Top Arena”.

Edhe pse kjo nuk është arsyeja e vërtetë se pse ata nuk flasin me njëri-tjetrin, kujtojmë që pak kohë më parë, aktori bëri një status në rrjete sociale, ku e etiketonte Fjoralbën si një moderatore jo me vlera, teksa foli me lëvdata për dy moderatoret e tjera të Portokallisë, Xhemi Shehun e Eneida Tarifën.

“Nuk do vinë më moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa. Iku koha e vlerave, është koha e antivlerave dhe e… Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm”- shkruante dikur Rezart Veleshnja në rrjetet e tij sociale, kohë kur Fjoralba moderonte Portokallinë.

You may also like