“Nuk është puna ime të shqetësohem”, Potter: E pranoj që e kam zhgënjyer klubin

by admin
Spread the love

Chelsea zhgënjeu sërish në Premier League teksa u mposht edhe në derbin e Londrës ndaj Tottenham me rezultatin 2-0.

Trajneri Graham Potter është më në dyshim se kurrë për vazhdimësinë tek “Blutë e Londrës”, teksa edhe vetë 47-vjeçari pas sfidës u shpreh se e pranon faktin që e ka zhgënjyer klubin.

Megjithatë, Potter tha se do të vijojë të mbetet i përqëndruar për të përmirësuar skuadrën dhe për të mbështetur lojtarët.

“Para ndeshjes me Tottenham po shihnim me skuadrën dokumentarin e Arsenal dhe momentin kur Arteta ishte pranë shkarkimit. Por, shikojeni se në çfarë pozitash është tashmë Arsenali. Tani në një moment të keq është edhe Liverpool e po ashtu njerëzit duan që të shkarkohet Klopp, pavarësisht sa shumë ka arritur ai në këto vite.

Kështu është natyra e futbollit, unë e pranoj që nuk kam bërë mjaftueshëm që klubi të më besojë. Por, puna ime është të mos shqetësohem. Megjithatë, duhet të mbetem i fokusuar te skuadra dhe të ndihmojë lojtarët të përmirësohem.

Janë djem të mirë që kërkojnë të fitojnë, në këtë moment po vuajnë dhe kjo është përgjegjësia ime. Këto rezultate nuk janë të mira për klubin dhe historinë e tij, duhet të reagojmë. Lojtarët po japin gjithçka në fushë dhe në këtë moment po vuajnë shumë”, u shpreh Potter.


Top Channel

You may also like