Nuk është më protagonist te Barça, gjysma e Europës kërkon Depay

by admin
Spread the love

Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo” shumë klube të Premier League, Tottenham mbi të gjitha, kërkojnë shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Memphis Depay.

Holandezi, të cilit i skadon kontrata pas një viti e gjysmë vëzhgohet me interes edhe nga Juventus, Milan, Inter dhe Napoli.

Barcelona është e gatshme ta shesë sulmuesin, që të mbushë arkat, pasi Depay nuk bën pjesë në planet e teknikut Xavi Hernandez.

Megjithëse është akoma golashënuesi më i mirë i skuadrës me 10 gola këtë sezon, që nga janari holandezi ka marrë një rol të dorës së dytë në skuadër. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Facebook

You may also like