Nuk është çështje taktike apo teknike, problemi i PSG është në kokë

by admin
Spread the love

Ka lojtarët më të mirë në botë, por sërish PSG vazhdon që të zhgënjejë në Europë. Pas eliminimit të radhës para kohe nga Champions League, drejtuesit e klubit parisien kanë menduar që problemi nuk është i natyrës teknike apo taktike, por është çështje mendësie.

Sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, për herë të parë në historinë e klubit kanë vendosur që të punësojnë një “trajner mendimi”, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.

Aktualisht në klub nuk ekziston një figurë e tillë dhe Al-Khelaifi synon ta integrojë sa më shpejt, që të evitojë një tjetër fiasko në arenën kontinentale. / Oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain Twitter

You may also like