‘Nuk është BURRË’! Bëra tërë atë përpjekje për të …”

by admin
Spread the love

Pak kohë më parë Andi Artani zbuloi se Jasmina kishte shkuar në Kosovë vetëm për ta surprizuar për ditëlindje. Nga ana tjetër Jasmina e kishte ditëlindjen vetëm para disa ditësh, por a e uroi Andi?

Gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale pyetjet rreth ish-konkurrentit nuk kanë munguar dhe Jasmina i ka thënë të gjitha. Ajo nuk i ka kursyer ofendimet, teksa ka treguar se Andi nuk e ka marrë mundimin as ta urojë.

“Pse nuk erdhi Andi në ditëlindjen tënde?”, e ka pyetur një ndjekës.

“Sepse jo të gjithë që lindin me gjininë mashkullore janë burra në fund të ditës. Gjithsesi është vërtetuar miliona herë kush ishte burrë midis ne të dyve e kush mbante pantallonat thjesht sepse kështu funksionon njerëzimi. Ama më besoni nëse do ishte normale të vishte fustan, ajo do ishte zgjedhja e tij e parë”, është përgjigjur Jasmina.

“Të vërtetën, a mendoje se do vinte në ditëlindjen tënde?”, i ka shkruar një tjetër.

“Nuk ishte i mikëpritur zemër, por duke qenë se bëra tërë atë përpjekje për të, një mesazh do e kishte nxjerrë disi të larë që nesër pasnesër të mos kisha gojë unë edhe pse prapë do flisja për mungesën e karakterit që ka si njeri i gjinisë mashkullore.”

“A do ishte më mirë t’i injoroje pyetjet për të se sa ta ulësh poshtë sa herë të vijë mundësia?”, ka qenë një pyetje tjetër, të cilës Jasmina nuk ia ka përtuar një përgjigje.

“Unë kam mundësi dhe të drejtë të jap opinion 24/7 për dikë që aktualisht del dhe flet për mua nëpër intervista sikur i kam vrarë familjen e jo për të treguar që isha i vetmi person që i erdhi nga Tirana në 00:00 për t’i bërë surprizë ndërkohë që asnjë shok të vetin apo persona që sot e kësaj dite i respekton se gjeta mes surprizës”, ka shkruar ajo.


You may also like