Nuk e shoh si problem – Shqip

by admin
Spread the love

Duke e marrë parasysh faktin se Maqedonia, sipas analistit Ardian Demiri, që nga viti 2008 është në krizë permanente politike, është e nevojshme stabilitet i qeverisë. Kjo nevojë, sipas Demirit, shtohet më shumë sidomos tani kur vendin e presin sfida të rëndësishme politike, duke përfshirë ndryshimet kushtetuese.

“Mendoj që e nevojshme është përfshirja apo zgjerimi i shumicës parlamentare, për arsye se në situata të tilla politike është mirë të ketë një inkluzivitet më të madh shoqëror që do të garantonte një stabilitet më të madh politik apo social. Prandaj nuk e shoh si problem përfshirjen e ASh në qeveri”, deklaroi avokati i njohur, Ardian Demiri në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

You may also like