Nuk e pret Ramën? – Kurti largohet nga zyrat e qeverisë – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës është larguar nga Zyra e Kryeministrisë në Qeverinë e Kosovës, mëson Shqip.

Sipas gjitha gjasave, kjo nënkupton se ai nuk do të realizojë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Siç mëson Shqip, në objektin e Qeverisë së Kosovës është parë duke hyrë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Hovenier.

Edi Rama realizoi sot takime me krerët shtetëror në Maqedoni, ndërsa pasdite udhëtoi drejt Kosovës, ku fillimisht u prit nga presidentja, Vjosa Osmani.

Në program është edhe takimi me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ndërsa takimi me Kurtin ishte lënë për t’u konfirmuar./KlanMacedonia

You may also like