“Nuk e imagjinoja kurrë”, Asllani jep intervistën e parë si lojtar i Interit

by admin
Spread the love

Pasi u zyrtarizua si mesfushori më i ri i Interit, Kristjan Asllani ka dhënë edhe interivstën e tij të parë si zikaltër. Talenti shqiptar foli për kanalin zyrtar të Interi ku nuk e fshehu lumturinë që do të luaj për zikaltrit e Milanos.

“Fakti që jam këtu është një emocion shumë i bukur. Jam 20 vjeç dhe të vesh këtë fanellë është një emocion unik, mezi pres që të luaj me këtë fanellë dhe të jap maksimumin.

I lindur në Shqipëri, për Kristjan Asllanin transferimi tek Interi ishte diçka që nuk e kishte imagjinuar kurrë. “Jo kurrë. Jam larguar nga Shqipëria kur isha 2 vjeç. Kam bërë shkollën këtu si dhe kam filluar të luaj në Itali. Nuk e kam imagjinuar kurrë këtë gjë”.

Ndërkohë që ai shprehet gjithashtu shumë i lumtur që ka mundësinë të luaj dhe të mësojë nga shoku i tij i ri i repartit, Marcelo Brozovic. “Kur isha i vogël nuk ndahesha kurrë nga topi. I shikoj të gjitha ndeshjet sepse më pëlqen të vjedh diçka nga çdo lojtar, ndërsa tani kam fatin të luaj me Brozovic që është një mesfushor shumë i fortë”.

Për sa i përket objektivave, Asllani preferon të qëndrojë me këmb në tokë. “Objektivat e mi nuk i di ende, mendoj hap pas hapi. Jam shumë i lumtur që kam debutuar në Serie A kaq shpejtë, për këtë falenderoj Empolin, si dhe i detyrohem shumë. Megjithatë, tani jam këtu dhe kërkoj të jap maksimumin”.

Goli i tij i parë në Serie A ka ardhur pikërisht në San Siro përballë zikaltërve. “Isha shumë i lumtur, por tani jam akoma edhe më shumë i lumtur”, u shpreh Asllani.

Ndërkohë që Asllani ka edhe një mesazh për tifozët. “Unë jam gati dhe i them atyre të na përkrahin sa më shumë të jetë e mundur”. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter

You may also like