Nuk dua t’i bëj karshillëk të tjerëve

by admin
Spread the love

Gentian Zenelaj është pa dyshim një nga aktorët e moderatorët më simpatikë të ekranit shqiptar. Genti, i cili prej shumë vitesh është pjesë e pandashme e televizionit, qoftë si humorist, por edhe si moderator, është kthyer në një nga personazhet më të dashur të publikut shqiptar. Aktori është shumë aktiv edhe në rrjete sociale, teksa së fundmi në një intervistë në Tv Klan, ai ka treguar se pse nuk e reklamon shumë vetem.

Genti tregoi se pavarësisht se ai bën pushime brenda e jashtë Shqipërisë, aktori rrëfen se nuk e ka qejf reklamimin e tepërt dhe nuk do t’i bëjë karshillëk miqve dhe ndjekësve të tij. Ndër të tjera, ai tregon edhe se bën një jetë shumë të thjeshtë dhe normale.

“Shpesh herë marr kritika për këtë, por është pjesë e jetës sime. Njerëzit kuriozojnë shumë se si e ka jetën Genti apo si ka jetën Mario dhe është një formë për  t’i tregua atyre sado pak që unë mundohem të jem sa më normal, sa më i zakonshëm, jetoj në një shtëpi normale, mesatare 90 metra2, kam një jetë normale, kam një makinë të thjeshtë, bëj një jetë të thjeshtë.

Jam nga ato VIP-at, por ma beso, bëj dhe unë pushime në Francë, bëj dhe unë pushime në Korfuz. Ky lloj reklamimi i tepërt unë nuk e kam qejf. Jam një djalë që kam qëndruar me këmbë në tokë sepse njerëzit që kam miq, siç është Mario, janë njerëz me këmbë në tokë, janë njerëz të thjesht.

Nuk kam kërkuar kurrë këtë qendrën e vëmendjes për t’i bërë karshillëk të tjerëve me Instagramin tim. Shumë e kam përdorur për punë, që është gjë e mirë dhe i falënderoj të gjithë ata që më ndjekin dhe që i kam të tërë bio”- tha Gent Zenelaj në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan.

You may also like